E nderuar, znj. Konomi!
Ceshtja qe trajtoni ne artikullin tuaj nuk eshte e re, por shekullariteti i saj natyrisht qe nuk do te thote se ajo eshte nje ceshtje e harruar. Ndryshe mund te thuhet se mosha e saj e vjeter ia shton shijen e debatit, sic ndodh me veren e mire. Ne fakt, ajo qe mua me shqeteson eshte pikerisht pyetja me e natyrshme per natyren shoqerore te “homo balcanicus” d.m.th. perse shqiptari i thjeshte duhet te censurohet ne lirine e tij te fjales nepermjet portaleve online? Perse duhet te kemi kaq frike dhe skrupuj morale nga ajo cfare thone te tjeret per ne? Perse duhet te perpunojme dhe formesojme juridikisht, nje sistem te tere te sofistikuar kontrolli dhe monitorimi per cfare desheron te komunikoje “tjetri”, qofte edhe me zhargonin e rruges apo metriken e perversitetit? Une gjithmone kam patur bindjen se komunikimi online eshte nje nga mrekullite e shoqerive moderne dhe portalet perkates jane ne njefare menyre (simbolike), harqet e triumfit te njerezve te thjeshte, ku ata nen zhurmen ankuese te halleve e dhembjeve te tyre te perditshme, parakalojne thjeshtesisht (jo si dikur perandoret dhe kaloresit zulmemedhenj me kurorat e tyre te ullirit dhe tam-tamet vezullues). A ka gje me konkrete, me te prekshme dhe me te ndjere se sa te kapesh ne cast e te perjetosh gati fizikisht dhe sensualisht, ate cfare eshte apo cfare mund te jete, ate cfare fshihet apo tentohet te fshihet pas nje komenti online? A ka gje me te shendetshme se sa mesosh se cfare mendojne te tjeret per ty dhe per ate qe ti shkruan, pavaresisht stilemave, sharjeve, fyerjeve, felliqesive qe burojne nga instikti i kopese dhe mediokriteti kulturor ne sfondin e indoktriminit politik, fetar, etik dhe moral? Perse duhet te angazhojme nje ushtri te tere burokratesh dhe teknologesh per te frenuar, represuar dhe indinjuar ate apo ata qe nuk dakordojne me mua, me juve? Liria, e zhveshur nga konteksti i saj poetiko-letrar dhe moralistik, eshte thjesht dhe vetem nje entitet, nje instrument, nje teknologji qe pushteti ia ofron shtetit per te ruajtur dhe mbrojtur ideologjine dhe beneficet e veta. Kjo eshte historia e lirise dhe shteteve qe nga muzgu i kohrave dhe nuk duhet qe ne emer te saj apo te mbrojtjes se saj, te krijojme liri te tjera, te rreme dhe anemike.
↧
Sipas: Arjan
↧