Quantcast
Channel: Komente te: Realiteti shqiptar dhe sfida për fjalën e lirë
Viewing latest article 1
Browse Latest Browse All 9

Sipas: Robert Hak

$
0
0

Por a është liria e shprehjes një e drejtë absolute?

Po, është.

Besoj se të gjithë jemi në një mendim, se në të shumtën e rasteve gjuha e urrejtjes dhe fyerjet janë ato që dominojnë në ushtrimin e lirisë së shprehjes, sidomos në komentet online.

Jo, nuk jemi dakord. Nëse do të spekulosh spekulo, por mos u shit si by**ë e zgjuar sepse një të tillë statistikë nuk e ke as ti dhe as ndonjë njeri tjetër me mendësi totalitare si puna jote. (Shpresoj shumë të mos fyhesh që të quajta “me mendësi totalitare”. Për mua ky është realiteti dhe po e përshkruaj sipas bindjes që krijova nga leximi i tekstit.)

Në portalet online gjen një “pasurim fjalori ordiner”, i cili, përveç cenimit të nderit, dinjitetit dhe personalitetit të individëve të tjerë privatë apo publikë, nuk sjell asnjë të mirë publikë dhe, për më tepër, modelon një sjellje aspak të tolerueshme.

E ke gabim. Ajo që tipat me mendësi totalitare si puna jote quajnë fjalor ordiner, në disa aspekte të caktuara, kur i referohet personave publike apo më specifikisht qeveritarëve/pushtetarëve shërben jo vetëm si valvul e parë, por edhe si reagim i parë kundërshtues, për të shprehur jodakordësinë e “popullit”. (Ti, po thua se nëse një qeveritar apo parazit që vjedh, quhet “hajdut” ng anjë komentues – ky hajdut ka të drejtë t’i mbylli gojën komentuesit?)

Realiteti është se njerëzit e zakonshëm nuk janë në të njëjtin nivel me ty, apo me mua, që po të duam kemi edhe kohë dhe shkruajmë “pastër”, jo me fjalor “ordiner”… e kështu, unë mendoj fort se, surrati yt nuk mund të pretendojë t’u heqi kytëre individëve “me fjalor ordiner” një të drejtë themelore, vetëm sepse ty nuk që pëlqen fjalori i tyre ordiner.

Vini re, ti dhe lexuesit, se logjika që përdor është identike me atë të nacional-socialistëve gjermanë, apo të sockomunistëve: nuk je i klasës tonë, hidhe poshtë (vrite, shfarose, fute në kamp përqëndrimi – tek e fundit klasa/racë/kategori ordinere janë…).

Ky koncept është një produkt i zhvillimit historik, i lidhur ngushtë me kushtet specifike shoqërore, politike e ekonomike, si dhe me historinë, kulturën dhe vlerat e një vendi të veçantë. Kjo për faktin se në etapa te ndryshme historike ekzistojnë kërkesa të ndryshme për të drejtat e njeriut.

Dakord.

Ne këtë mënyrë, nuk mund të ekzistojë një standard i të drejtave të njeriut dhe nuk mund të sugjerohet për një model të njëjtë për të gjitha vendet.

Gabim. Askush nuk e sygjeron një model të njëjtë për të gjitha vendet. Aman ti nuk ke të drejtë që të imponosh mendësinë tënde totalitare duke nxjerrë një ligj që i detyron gazetat që të censurojnë… Nëse gazeta Panorama i moderon komnetet, siç bën aktuaisht kjo është edhe gjë e mirë edhe e keqe, varet si e shikon, sikundër edhe rreth gazetës Tema. Por jo t’u imponohesh ti dhe planifikuesit e tjerë qëndror, me mendësi Dulle,dhe t’u thuash se me lexuesit e vetë duhet të sillen kështu apo ashtu… Për më tepër për të censuruar u jep edhe një icentivë për të vepruar pro-censurës sepse përndryshe i pret ndonjë gjobë apo edhe burgu…
Tjetër: a ka të drejtë një individ që të hapi një media, qëllimi i vetëm/kryesor i së cilës është që të japi një hapsirë të lirë ku të thuhen edhe pisllëqe apo të qitet realiteti makabbër rreth mendësisë të atyre si puna jote? Unë them se po, njeri ka të drejtë të hapi një biznes të tillë. Ndërsa ti do ta censurosh…

Fillesat e bazës juridike për lirinë e shprehjes i hasim pas Luftës se Dytë Botërore, në aktet themelore të OKB-së, respektivisht në Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut, që konsiderohet si dokument themeltar juridik-ndërkombëtar për standardet e të drejtave të njeriut.

Gabim. Po ianashkaloj gjithë atë që thua sepse janë dokrra. Bazat e ndarjes së pushteteve, dhe të lirive themelore të individit, dhe filozofisë së qeverisë së kufizuar vijnë nga Magna Carta, Bll of Rights, dhe së fundmi janë propozuar fuqishëm nga Kushtetuta e SHBA-ve.

Sa i përket OKB, dhe ligjeve në fjalë, ato fillimisht janë propozuar nga vendet komuniste. Arsyeja se përse u propozuar fillimisht nga diktaturat komniste në OKB ishte që jo vetëm të imponoheshin mbi perëndimin nëpërmjet OKB-së por edhe të kishin njëfarë legjitimiteti mbi censurën që aplikonin në vendet e veta. Për më shumë, për ata që janë të interesuar mund të lexoni një shtjellim mjaft të mirë këtu: http://www.hoover.org/research/sordid-origin-hate-speech-laws

Neni i parë i Kushtetutës së SHBA thotë se (parafrazim): qeveria nuk duhet të bëjë asnjë ligj që kufizon apo rregullamenton këtë liri (të shprehjes, fesë etj etj…).
Pra, qeveria, jo privati. Pra në pronën tënde ti bën cfarë të duash… Privati është i lirë të bëjë çfarë të dojë me seksionin e komenteve tek gazeta apo blogu i vet.
[Kjo e dallimit mes gazetës (gazetarisë) dhe blogjeve rpivate është një pikë e nxehtë, sepse sot gazetaria dhe lajmi bëhet edhe nëpërmjet blogut privat... Por blogu privat është si njëfarë ditari, komunikimi të ngushtë personal me miq shokë etj, dhe këtu dalim tek qëllimi apo pasojat e padëshiruara dhe të pashmangshme të këtyre ligjeve që propozohen nga njerëz me mendësi të tilla si kjo zonjë...]

Pikërisht për shkak të natyrës jo absolute të lirisë së shprehjes, kjo e drejtë mund t’u nënshtrohet kufizimeve të caktuara, me qellim që të mbrojë të drejtat e të tjerëve ose të mbrojë interesa të caktuar publikë.

Kur shikoni njerëz të tillë që flain për interes publik, zakonsiht flasin për ruajtje të pushtetit, status kuosë etj. Interesi publik është që komenti i një njeriu ordiner që di të shprehet vetëm me fjalë të tipit “o idiote me mendësi totalitare”, pra ky koment të lexohet nga individë të tjerë dhe së bashku të kenë guximin ta kundërshtojnë turmën me monstra si personi i shkrimit në fjalë. Sepse komenti ordiner, ka, sidomos në vende si yni, një efekt edhe solidarlizues kundër së keqes, të përfaqësuar jo vetëm nga qeveria, e sotme, e djashme apo e nesërme, por edhe nga skota e këtyre pilivesave që bëjnë të tillë propagandë…

Kaq për tani. Shpresoj që komenti të kalojë, sepse ka brenda mjaft argument, pavarësisht se është pak i gjatë…

Gjithë të mirat.


Viewing latest article 1
Browse Latest Browse All 9

Latest Images

Trending Articles